Phil Foden ka fituar pothuajse gjithcka në karrierën e tij deri më tani. Në muzeun e tij ka 6 Premier League, 2 Kupa FA dhe 1 Champions League, e gjitha kjo në moshën 24 – vjeçare.
Foden është shprehur se pasioni i tij i zjarrtë është peshkimi. Kjo vjen si rrjedhojë e të shkuarës së tij. Qysh 5 vjec, gjyshi e nxirrte në zonat lokale për të kapur peshk. Mesfushori shprehet se sa më shumë dilte me gjyshin, aq më shumë dëshironte ta bënte prapë.
Madje, thotë se ky do të jem unë pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ndoshta pas futbollit mund të merrem me diçka që ka të bëjë me peshkimin, të hap ndonjë restorant apo ndonjë gjë tjetër.
Ai na tregon dhe një histori komike nga kampi stërvitor gjatë Europianit. “Aty kishte një fushë golfi ku të gjithë shkonin për të luajtur, por unë preferoja të shkoja pranë një liqeni aty afër dhe të peshkoja”, shprehet 24-vjeçari.
Anglezi i ka munguar Pep në fillim të sezonit aktual për arsye shëndetësore. Guardiola shprehet se Foden është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe se mezi po pret që ai të rikthehet më i fuqishëm se kurrë.
View this post on Instagram