West Ham, klubi nga Londra lindore mori lajme të këqija mbi lojtarin e saj ditën e djeshme. Michail Antonio u aksidentua me makinë dhe sot ekipi londinez ka bërë me dije gjendjen e tij.
Xhamajkani i është nënshtruar në Britani një operacioni të gjymtyrëve. Sulmuesi i skuadrës angleze pësoi një aksident të tmerrshëm me makinën e tij luksoze, tip sportive.
‘Çekiçat’ ose ‘Hammers’ siç e kanë pseudonimin londinezët lindor kanë bërë me dije se shtatlarti nuk rrezikon për jetën fatmirësisht, por do t’i duhet të qëndrojë i hospitalizuar pas operacionit të kryer sot.
34 vjeçari ka shënuar vetëm 1 gol, si dhe ka asistuar tek herë këtë edicion në elitën angleze. Nuk është një ndër sezonet e tij më të mira dhe fatkeqësia i vë ‘kapakun’ këtij fakti.