
Virgil van Dijk ka lënë hije dyshimi për një largim të mundshëm të tij nga Liverpool. Mbrojtësi hollandez foli për mediat pas eliminimit të Tulipanëve nga Euro 2024. Kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe ai tani futet në 12 mujorin e fundit.
“Do të mendoj me kujdes këtë verë rreth asaj ç’ka dua unë në nivel klubesh dhe si një lojtar ndërkombëtar. Më pas do të vijoj sërish, por në fillim duhet të rikuperoj energjitë pas këtij sezoni të vështirë”, tha Van Dijk.
Një ndër qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit ka prekur lavdinë me The Reds me të cilët numëron 270 ndeshje, 23 gola e 12 asiste duke qenë një figurë tejet e rëndësishme për epokën e artë të tyre ku fituan Champions League, Premier League, FA Cup, Botërori klubeve, Superkupa Europës, Superkupa angleze dhe Carabao Cup.