Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Humbja e 3-të radhazi, Pep Guardiola: Moment i vështirë, por më pëlqejnë sfidat

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e 3-të radhazi, Pep Guardiola: Moment i vështirë, por
Pep Guardiola

Manchester City u mposht 1-4 në transfertë nga Sportingu i Lisbonës. Kjo është humbja e 3-të rresht për “Qytetarët”, të cilët siç duket po kalojnë një moment të keq.

Pas kësaj disfate ka folur Pep Guardiola. Timonieri i anglezve ka pranuar se skuadra nuk po luan siç duhet dhe është në një moment të vështirë, por i pëlqejnë sfidat. Ndër të tjera nënvizoi se ekipi do të luftojë dhe nuk do të dorëzohet.

“Nuk mund të them shumë kur humbet 1:4. Urime Sporting Lisbonës për lojën.

Kemi pasur një pjesë të parë fantastike, tani po luftojmë për të shënuar. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, shënuam një gol, por çdo pasim, gjërat themelore ndonjëherë na mungonin.

Tani është momenti i vështirë për sa i përket rezultateve, por unë dua të jem këtu. Dua të luftoj dhe të mos dorëzohem, më pëlqen kjo sfidë që kam përballë si trajner”, ka deklaruar spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu