
Barazimi 2-2 mes Arsenalit dhe Manchester Cityt fundjavën e kaluar vazhdon të flitet shumë. Kjo sfidë përfundoi mes polemikash nga të dyja palët, ndërsa vazhdon të “rindezë” rivalitetin në Premier League.
Gabriel Magalhaes pas sfidës, u shpeh se ishte një “betejë” dhe “luftë”, duke ngjallur edhe më shumë reagime. Kësaj deklarate nuk ka nguruar t’i përgjigjet Pep Guardiola.
Timonieri i Cityt ka theksuar se nëse ata duan luftë, luftë do të kenë. Në këtë kushte ai shpehet se tashmë “lufta" sapo ka filluar, ndërsa dueli mes dy pretendentëve për tiullin në Premier League kthehet në një rivalitet të madh.
“Ti më provokon, në rregull, unë jam aty… Duhet të provokojmë kundërshtarin, t’i shtyjmë. Ju dëshironi luftë, luftë do keni”, ka theksuar Guardiola.
View this post on Instagram