Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gjithçka është ZYRTARE, Arsenali rinovon kontratën me liderin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithçka është ZYRTARE, Arsenali rinovon kontratën me
Mikel Arteta duke perqafuar William Saliba pas rinovimit te kontrates

William Saliba do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe për disa sezone të tjera. Kontrata aktuale e francezit përfundon në 2027, por tashmë palët do të vazhdojnë mes tyre bashkëpunimin.

24-vjeçari ditën e sotme ka firmosur me “Topçinjtë” për 5 vitet e ardhshme dhe kështu do të jetë një element kyç në “Emirates Stadium” për sezonet e ardhshme.

Saliba është bërë pjesë e Arsenalit në verën e 2019 dhe tashmë prej vitesh është një element shumë i rëndësishëm në prapavijën e anglezve. Padiskutim që rinovimi me Saliba ka gëzuar edhe Mikel Artetën, pasi siç dihet është i “preferuari” i timonierit të anglezve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)

Poll

Lexo gjithashtu