Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gati rikthimi në Premier League, gjigandët anglezë ofertë Maurizio Sarrit

Shkruar nga NEWSPORT
Gati rikthimi në Premier League, gjigandët anglezë ofertë
Maurizio Sarri kur drejtonte Lazion

Maurizio Sarri është aktualisht i pa punë që prej largimit nga skuadra e Lazios. Trajneri italian gjatë merkatos së verës pritet të rikthehet në stol, pasi në drejtim të tij ka disa oferta.

Me shumë gjasa do të ketë një rikthim në Premier League, pasi disa skuadra kanë interes për të. Më saktësisht Newcastle e shikon napolitanin si të duhurin për stolin e tyre për t’i besuar skuadrën në sezonin e ri, teksa i kanë bërë ofertën e para, shifrat e të cilës nuk bëhen të ditura.

Trajneri aktual i anglezve, Eddie Hoëe do të largohet në fund të sezonit pasi drejtuesit nuk janë apska të kënaqur me punën e tij e në këto kushte Sarri do të ishte profile i duhur për të nisur një projekt të ri në sezonin e ardhshëm.  

Kujtojmë se 65 vjeçari ka drejtuar Chelsean në Premier League. Ndërkohë aktualisht Neëcastle aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në kampionat me 53 pikë, 1 më pak se Manchester United i vendit të 6-të, pozicion që të dërgon në Conference League sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga