Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gareth Southgate preferon pushimet, anglezi "shuan" zërat rreth United

Shkruar nga NEWSPORT
Gareth Southgate preferon pushimet, anglezi "shuan" zërat rreth
Gareth Southgate

Gareth Southgate e ka vulosur se do të bëjë një vit pushim. Ish-trajneri i “Luanëve” ka pohuar se nuk do të marrë drejtimin e asnjë ekipi.

Southgate mbylli “kapitullin” e tij tek kombëtarja angleze pas humbjes së finales së europianit. Ai i udhëhoqi anglezët drejt 2 finaleve radhazi në kompeticionin më elitar europian, por në asnjë nga të dyja rastet nuk arriti të kapte “lavdinë”.

Trajneri anglez në konferencën e mbajtur në Athinë për llogari të ECA, Departamenti i Europës është shprehur: “Nuk do të jem trajner deri në vitin e ardhshëm. Shprehem me plot siguri për këtë. Më duhet kohë që të reflektoj dhe të marr vendime të mira”.

Shumë aludonin se anglezi mund të ishte zëvendësuesi ideal për stolin e “Djajve” me largimin e Ten Hag që duket shumë afër. Por me këtë deklaratë, vetë Gareth i ka dhënë fund spekulimeve.

 

 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga