Dua Lipa
Sfida mes Arsenalit dhe Aston Villas, e cila po luhet tani në “Emirates Stadium”, është në kuadër të javës së 19-të të Premier League. Një ndeshje e cila ka dhënë shumë dinamikë dhe emocione për të gjithë tifozët të cilët kanë zgjedhur ta shikojnë nga afër.
Ndërsa në tribunën e “VIP” është parë edhe ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Ajo është parë e shoqëruar nga partneri i saj Callum Turner si dhe familjarët e saj.
Kjo nuk është ndeshja e parë që Dua ndjek nga afër përballjet e ekipit të Arsenalit, sidomos gjatë këtij sezoni.
Dua Lipa duke ndjekur ndeshjen Arsenal - Aston Villa
Poll
