David Beckham kur ishte pjesë e Milan
David Beckham po kalon një periudhë të vështirë emocionale për shkak të përçarjes me djalin e tij, Brooklyn Beckham. Sipas raportimeve të “RadarOnline”, ish-futbollisti është i rënduar psikologjikisht dhe shpesh shpërthen në lot edhe për gjëra të vogla.
Situata është reflektuar edhe gjatë koncertit të Cruz Beckham, ku ai interpretoi këngën “Loneliest Boy”. Dëshmitarët tregojnë se atmosfera u bë shumë emocionale, ndërsa në skenë nuk munguan lotët dhe reagimet e forta.
Sipas burimeve, edhe Victoria Beckham po përpiqet të ruajë balancën në familje. “Ai është i shkatërruar, gjithçka ka dalë në sipërfaqe”, citohet të kenë thënë burime pranë familjes Beckham.
Poll
