Manchester United dhe Liverpool nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Old Trafford”. Një pikë për “The Reds” që tashmë bashkëkryesojnë me Arsenalin me nga 71 pikë pas 31 javësh.
Një hap fals për ekipin e Jurgen Klopp, ,me këtë të fundit që ka folur pas ndeshjes. Trajneri gjerman ka theksuar se skuadra e tij ka shpërdoruar shumë raste dhe se duhej ta kishte fituar ndeshjen.
“Duhet ta kishim fituar ndeshjen, kjo është e qartë. Ne duhet të kishim realizuar gola të tjerë në pjesën e parë. Ata nuk kishin asnjë gjuajtje në pjesën e parë dhe rezultati 1-0 ishte më e pakta që mund të merrnim. I lumtë Bruno Fernandezit, pastaj stadiumi u ndez dhe na duheshin disa minuta për t’u vendosur sërish dhe ata shënuan një tjetër gol. Kemi pasur raste të pastra, por nuk i kemi shfrytëzuar.
Nuk jam aspak i zemëruar me djemtë. Kishte shumë situata ku mund ta kishim mbajtur më gjatë topin. Ne luajmë tani në shtëpi kundër Atalantës, një ndeshje e vështirë. Nuk na kanë mbetur shumë ndeshje në shtëpi. Skuadra që fiton kampionatin në fund duhet ta meritojë”, ka përfunduar trajneri gjerman.