
Harry Maguire
Harry Maguire në ndeshjen e fundit në Premier League ka marrë një lëndim. Ai u aktivizua vetëm në 45 minutat e pjesës së parë, ndërsa u zëvendësua në të dytën.
Ai ka lënë fushën e lojës i irrituar që nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën të dilte me një fitore nga “Villa Park”. Qendërmbrojtësi anglez pritet të mungojë disa javë, për mos të thënë disa muaj në varësi të shkallës së dëmtimit që ka marrë.
“Shumë i mërzitur që mora një dëmtim në fundjavë, do të jem disa javë jashtë fushave, por do të jem më i fortë”, ka shkruar anglezi në rrjetet sociale.

Poll