Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dështim te Chelsea dhe Bayern, Nicolas Jackson përgatit kalimin në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Dështim te Chelsea dhe Bayern, Nicolas Jackson përgatit kalimin
Nicolas Jackson

Nicolas Jackson do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, pikërisht kur i përfundon edhe afati i huazimit. Pikërisht për huazimin e tij, bavarezët shpenzuan jo pak, por 15 milionë euro.

Në krahun tjetër, klubi “pronar” i sulmuesit senegalez, Chelsea kërkoi edhe 60 të tjera për ta lënë të lirë përfundimisht. Një shifër kjo tepër e lartë, duke bërë që Bayerni ta refuzojë.

Largimi i tij nga Chelsea në verë është pothuajse i sigurt, por nuk dihet e ardhmja. Milan ka shprehur një interesim, por jo aq serioz. Klubi që është “sy e veshë” nga lojtari, është Fenerbahce.

Ekipi i Superligës turke sheh te aftësitë e 24-vjeçarit, të duhurat për të përforcuar sulmin. Mbetet të shihet nëse do të kemi përsëri një huazim apo transferim të përhershëm.  

Poll

Lexo gjithashtu