Merkatoja e janarit ka sjellë padyshim edhe lëvizje të shumta në çdo ekip e cila synon që të riformojë veten duke iu dhënë mundësi si skuadrës po ashtu edhe futbollistëve që të “shkëlqejnë”. E po në këtë situatë ndodhet edhe Real Madrid i cili po “joshet” nga oferta e Chelseas.
Ky i fundit i ka ofruar 120 milionë euro, për të marrë afër vetes një ndër yjet më të rëndësishëm të skuadrës dhe bëhet fjalë për mesfushorin, Federico Valverde.
Sipas medias "Fichajes.net" tek Real Madridit ekziston një marrëveshje e plotë për vlerën e Valverdes, i cili ka fituar statusin e një lojtari kyç falë paraqitjeve mjaft të mira dhe dominimit të fushës nga ana tij. Megjjithatë klubi më herët ka sqaruar se nuk ka asnjë urgjencë financiare apo sportive për të negociuar dhe qëndrimi fillestar është i qartë, vetëm një ofertë jashtë çdo standardi tregu do të merrej realisht në konsideratë
E nga ana tjetër, Chelsea ndodhet në një fazë të re rindërtimi, me të gjitha hyrjet e reja që ka bërë ndërsa kërkesa e fundit për Valverden padyshim që synon të dërgojë një sinjal të fortë në treg.
