
Bukayo Saka nuk po përjeton një formë të mirë fizike. Pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta, sulmuesi anglez pësoi një lëdim të ri fundjavën e shkuar kundër Ipswich.
Ai mori goditje në kyçin e këmbës, duke sjell frikë se do të ishte jashtë për një kohë të gjatë. Megjithatë trajneri Arteta ka dhënë shpresë se rikuperimi i Sakës ka ecuri me ritme të shpejta dhe ai mund të jetë në fushë që mbrëmjen e sotme kundër Crystal Palace
“Saka duhet të qëndrojë i fokusuar. Ndonjëherë është e ndërlikuar, por mendoj se ai e ka trajtuar shumë mirë veten gjatë këtyre ditëve. Do të shoh se sa minuta do të marr Bukayo. Në stërvityje ka treguar shenja pozitive, por asgjë nuk është vendosur”, tha Arteta.