Quilindschy Hartman (me rreth të kuq)
Quilindschy Hartman mund të largohet nga Burnley, madje që në merkaton e janarit. Kjo për shkak se për mbrojtësin 24-vjeçar ka interes të fortë dhe serioz nga Ajax.
Këta të fundit janë gati të ofrojnë deri në 20 milionë euro, për të bërë të tyrin mbrojtësin e majtë. Ndërkohë që gjithçka mbetet në dorën e 24-vjeçarit holandez.
Kujtojmë se Quilindschy Hartman është një lojtar i dalë nga akademia e Excelsior, teksa më pas kaloi te Feyenoord. Ai është pjesë e Burnley që prej janarit të këtij viti.
Poll
