
Paul Pogba
Eksperienca e dytë e Paul Pogba te Juventus nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.
Skandali i dopingut bëri që frtancezi të dënohej me 18 muaj. Por tashmë, në mars 2025 ai mund të jetë i gatshëm për të zgjedhur një ekip të ri.
31-vjeçari po përflitet në shumë skuadra, gjithsesi ende asgjë konkrete. Sipas asaj që raportohet në mediat e huaja, për Pogba kanë shfaqur interes në Arabinë Saudite dhe Amerikë.
Në gjurmët e tij gjenden Al Nassr, Inter Miami dhe Los Angeles FC. Tre ekipe të cilat sigurisht do të kenë konkurencë për të bindur francezin.
Poll