
Milan
Edhe pse sezoni i Milanit nuk është ndër më të mirët, nuk është e njëjta gjë për mesfushorin holandez, Tijjani Reijnders. Holandezi po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij me fanellën kuqezi.
Prej kohësh thuhet se Reijnders dhe Milan janë në bisedime për rinovimin e kontratës deri në vitin 2030. Megjithatë, raportohet se Chelsea është futur në garë për mesfushorin holandez.
Milani nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin, por një ofertë e majme nga “Blutë e Londrës” mund t’i ndryshojë gjërat në verë. Në 39 paraqitje këtë sezon me Milanin në të gjitha kompeticionet, Reijnders ka arritur të realizojë 12 gola.
Poll