
Frank Lampard
Frank Lampard ditët e fundit është përfolur shumë për shkak se Kanadaja kishte treguar interes për të. Madje Federata E Futbollit të Kanadasë i bëri një propozim timonierit të njohur.
Por ish-trajneri i Chelsea mësohet se e ka refuzuar një mundësi të tillë. Sipas “The Telegraph” raportohet se 45-vjeçari po preet të tjera oferta në drejtim të tij dhe se Kanadaja nuk është objektivi. Kujtojmë se Kanadaja sëbashku me SHBA-në dhe Meksikën janë organizatore e Kupës së Botës 2026.
“Më pëlqen të jem me familjen, shpresoj që të dalë diçka që më duket e drejtë për mua, dua të punoj sërish, por siç e ritheksoj, po shijoj jetën familjare. Është një punë intensive”, ka theksuar shkurtimisht Lampard.
Poll