
Lionel Messi prej ditësh tashmë ka bërë të ditur se ndeshja kundër Venezuelës me shumë gjasa do të jetë e fundit për të me fanellën e Argjentinës në shtëpi para tifozëve argjentinas. “Pleshti” po mendon të pensionohet nga Kombëtarja dhe diçka e tillë sigurisht që ka emocionuar dhe prekut të gjithë.
Në lidhje me këtë ka folur Lionel Scaloni. Trajneri i Argjentinës nuk mundi të mbante lotët, teksa fliste për ndeshjen e fundit të 38-vjeçarit. Sipas timonierit të “Albicelestërve” është nder dhe krenari të stërvitësh një futbollist si Messi, ndërsa nënvizon se pa të do të jetë gjtihçka ndryshe.
“Po, kjo është një ndeshje për të cilën Leo ka thënë se do të jetë emocionale, e veçantë, e këndshme sepse është e vërtetë që është ndeshja jonë e fundit kualifikuese.
Duhet ta shijojmë siç e kemi thënë gjithmonë. Më shumë se kushdo, unë do ta shijoj. Të kesh mundësi ta stërvitësh atë ka qenë sinqerisht një kënaqësi dhe le të shpresojmë që tifozët që shkojnë në stadium do ta shijojnë gjithashtu sepse ai vërtet e meriton.
Jam i sigurt se nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Argjentinë dhe them se do të sigurohemi që nëse ai vendos se është ndeshja e fundit, të luajmë një tjetër sepse është e qartë ta bëjmë këtë në momentin e duhur dhe sepse ai e meriton”, ka theksuar timonieri i argjentinasve.
Kujtojmë se deri më tani, Messi ka luajtur 184 ndeshje me përfaqësuesen argjentinase, duke shënuar 112 gola dhe do të synojë të shtojë këtë numër në Amerikën e Veriut.