Lajmin për pensionimin e Raphael Varane nga futbolli ishte surprizë për shumë miq të mbrojtësit. Një ndër ta që ka reaguar së fundmi është ish-portieri i Francës, Hugo Lloris. Ky i fundit nuk kursen elozhet për Varane duke thënë se ishte mbrojtësi i parë ultras-modern dhe ai që bëri revolucion në atë pozicion.
"Kisha lexuar disa thashetheme ditën e fundit, por kur u zgjova nga gjumi e pashë që Varane i kishte dhënë lamtumirën futbollit. Jam paksa i trishtuar si përfundoi, por shumë krenar për të gjithë karrierën e tij të pasur dhe plot suksese. Unë i shkruajta menjëherë mesazh, duke i uruar më të mirat.
E kam menduar gjithmonë si mbrojtësin e parë ultra-modern. Që në ndeshjet e para me Francën e ndjeva se ai kishte diçka më shume dhe se do ta rvolucionarizonte rolin e qendërmbrojtësit. Edhe si njeri është fantastik, ka vlera, parime dhe gjithmonë i kujdesshëm për ata që e rrethojnë”, tha portieri i Los Angeles FC, Hugo Lloris.