
Pas vuajtjes së dënimit për doping, i cili përfundoi në mars, Paul Pogba mund të luajë përsëri futboll. Për momentin, mesfushori francez 32-vjeçar është ende pa ekip dhe po stërvitet i vetëm në Miami.
A do të fillojë një aventurë e re verën e ardhshme? Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United dha një përditësim mbi gjendjen e tij përmes rrjeteve sociale, duke u siguruar që ai është ende i uritur dhe i etur për “hakmarrje”.
"Vetëm një mesazh i shpejtë. Asgjë për t'ju treguar, me të vërtetë. Vetëm dikush që është ende i uritur për t'u rikthyer. U stërvita vetëm, por kurrë nuk hoqa dorë dhe gjithmonë kam ndjekur ëndrrën time dhe atë që dua të arrij.
Mesazh për ju djema, nëse nuk e keni atë që dëshironi tani, vazhdoni të përpiqeni derisa ta bëni. Mund të jetë nesër, pas një viti, pas dy vitesh, një histori shumë e shpejtë do të ndodhë me mua”, shkruajti ai në Instagram.