
Milan Skriniar
Pas largimit të Kolo Muani në formë huazimi te Juventusi, Paris Saint-Germain tashmë është pranë përcjelljes së një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Milan Skriniar.
Mbrojtësi i ardhur në vitin 2023 nga Interi nuk është në planet e Luis Enrique dhe me shumë gjasa do të largohet nga Franca. Të interesuarit e fundit për mbrojtëësin sllovak janë nga kampionati turk.
Sipas mediave italiane, Jose Mourinho dhe Fenerbahce po vëzhgojnë situatën e Skriniar me PSG. Ish-trajneri i Romës e konsideron si një lojtar kyç në formacionin e tij.
Poll