Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Osimhen “dëshira” e gjigantëve europianë, një rival i Napolit piketon bomberin

Shkruar nga NEWSPORT
Osimhen “dëshira” e gjigantëve europianë, një
Victor Osimhen

Ndonëse dëshira më e madhe e Victor Osimhen nuk ishte të transferohej te Galatasaray, por krisja e marrëdhënies me Napolin e detyroi yllin nigerian të huazohej në kampionatin turk.

Megjithatë, lëvizja për te kampionët e Turqisë nuk do ta linte Osimhen përgjithmonë te këta të fundit. Siç raporton “Sportmediaset”, PSG, Manchester United dhe Juventus janë tashmë në garë për të siguuar shërbimet e 26-vjeçarit.

Klauzola e kartonit të Osimhen me Napolin është 75 milionë euro, një shifër jo e vogël. Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpreson ta transferojë nigerianin në radhët e bardhezinjve, siç bëri duke e transferuar te Napoli para 4 vitesh.

Një largim i mundshëm i Vlahovic në verë do t’i hapte rrugën Osimhen për të veshur fanellën e “Zonjës së vjetër”. Megjithatë, konkurenca nuk është aspak e lehtë me klube si PSG dhe United që nuk kursejnë për të blerë bomberin 26-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga