
Patrick Dorgu
Tashmë është e kryer, Patrick Dorgu nuk do të jetë më lojtari i Lecces dhe do të nisë një eksperiencë të re në Premier League. Mbrojtësi anësor, shok ekipi me yjet e Shqipërisë Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën do të vazhdojë karrierën e tij në Manchester United.
Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari i njohur Fabrizio Romano. Shuma që do të përfitojë klubi italian nga shitja e djaloshit 20-vjeçar në ekipin e “djajve të kuq” është 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
Në 24 orët e ardhshme pritet që Patrick Dorgu të zyrtarizohet si lojtaro më i ri i skuadrës së drejtuar nga Amorim. Këtë sezon në Serie A, anësori danez ka zhvilluar 21 paraqitje duke arritur të shënojë 3 gola dhe një asistim.
Poll