
Claudio Ranieri ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Italinë. Zyrtari i Romës i ka dhënë “JO” ofertës së Federatës italine për të drejtuar Kombëtaren.
Për këtë ka folur vetë italiani, i cili shprehet shumë i lumtur për interesimin. 73-vjeçari gjithashtu bën të ditur se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Romës edhe për sezonin e ri, duke qenë pjesë e këtij klubi.
“Falënderoj Presidentin Gravina për mundësinë, një nder i madh, por reflektova dhe vendosa të qëndroj plotësisht në dispozicion të Romës në rolin tim të ri. Familja Friedkins më dhanë mbështetjen e tyre të plotë për çdo vendim që mora në lidhje me ekipin kombëtar, por vendimi është vetëm i imi”, ka deklaruar Italiani.
Pas këtij refuzimi, tashmë në “pole – position” ka dalë një tjetër emër mjaft i njohur. Bëhet fjalë për Stefano Piolin, i cili aktualisht është në Arabinë Saudite te Al Nassr.
View this post on Instagram