Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk mund të refuzosh Italinë”, Edi Reja shpërthen ndaj Ranierit: Kur stërvita Shqipërinë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk mund të refuzosh Italinë”, Edi Reja shpërthen
Edy Reja

Jo më larg se dje, Claudio Ranieri refuzoi të marrë drejtimin e Kombëtares italiane. Diçka e cila nuk i ka pëlqyer aspak ish-teknikut të Shqipërisë, Edoardo Reja, i cili ka kritikuar Ranierin.

Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri kuqezi ka sulmuar 73-vjeçarin. “Nuk mund të refuzosh të stërvitësh ekipin kombëtar. Është diçka e jashtëzakonshme, ende e mbaj mend kur mora thirrjen nga Federata për t’u paraqitur në kampin stërvitor të U-23.

Kur stërvita Shqipërinë, thirra mbi 50 lojtarë, madje shkova të shihja edhe fëmijët. Pastaj ka nga ata që refuzojnë, si Ranieri, dhe nga ata që largohen si Mancini, për të shkuar në Arabi.

Duket se askush nuk e do ekipin kombëtar, është skandaloze”, u shpreh Edi Reja për mediat italiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga