
Hakim Ziyech
Hakim Ziyech nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij, i cili tashmë është pjesë e Galatasaray që nga viti i kaluar. Momentin jo të mirë e ka pranuar vetë marokeni në një deklaratë.
Anësori 31-vjeçar ka shprehur dëshirën që të largohet në janar nga kampionati turk. “Galatasaray më ka konsumuar si lojtarë dhe i kam thënë drejtuesve që dua të largohem në janar.
Nuk kam parë trajner kaq të dobët sa Okan Buruk. Jam penduar që kam ardhur te Galatasaray, ata nuk duan të më lejojnë të largohem në merkaton e janarit.” – është shprehur Ziyech për situatën e tij aktuale.
Poll