
Anglia
Një dëmtim në kofshë në fund të dhjetorit, e ka mbajtur Bukayo Sakan jashtë fushave të lojës për 4 muaj. Sulmuesi i Arsenalit nuk arriti dot të rikuperohet as për kualifikueset e Kupës së Botës.
Anësori nuk do të luajë as në sfidën e parë ndaj Shqipërisë. Megjithatë, kjo nuk e pengon Sakan të përgatitet për ndeshjen e madhe të Champions League ndaj Real Madridit.
Siç raportojnë mediat britanike, 23-vjeçari ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit nga dëmtimi i tij. E thënë dhe nga vetë Mikel Arteta, Saka javën e ardhshme do të rikthehet në stërvitje dhe e sigurt që do të jetë në sfidat ndaj “Los Blancos”.
Poll