Granit Xhaka ka folur së fundi për zgjedhjet që kanë bërë leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Këto t fundit siç dihet kanë “braktisur” Zvicrën për të përfaqësuar Kosovën, teksa janë tashmë element kyç për “Dardanët”.
Kapiteni i Zvicrës ka theksuar për “Blick” s Avdullahu dhe Hajdari nuk kishin durim për të pritur ftesën e Zvicrës, ndërsa konsideron Ardon Jasharin si futbollist më të mirë se Leoni.
Ndër të tjera ka folur edhe për përballjen me Kosovën, duel që do të luhet ditën e dielë në “Fadil Vokrri” dhe është dueli i fundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mesfushori i Sunderland ka theskuar se Zvicra duhet të fitojë patjetër ndaj Suedisë, për të mos lënë asgjë për ndeshjen e fundit ndaj Kosovës.
“Zgjedhjet e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit? Lojtarët me cilësinë e tyre nuk janë diçka që do të doje t’i humbje. Por, duke parë nivelin aktual të ekipit tonë, nuk mendoj se do të kishin siguruar një vend titullari brenda tre apo katër vitesh. Ardon Jashari është me ne prej tre vitesh dhe ka vetëm katër paraqitje.
A është Leon më i mirë se Ardon Jashari? Nuk mendoj kështu. Megjithatë, ai është një djalë i mirë, luan rregullisht te Hoffenheim, por ndoshta i mungoi pak durimi.
Vendimi i tyre për t’iu bashkuar Kosovës është i respektueshëm, pasi përfaqësuesja e tyre tashmë është në një nivel shumë të lartë.
Dueli me Kosovën? Nëse e bëjmë punën tonë kundër Suedisë, ndoshta nuk do të vijë deri aty. Por nëse ndodh, do ta pranojmë situatën. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, ka theksuar Xhaka.
