Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga lista e lojtarëve te konferenca për shtyp, zbulohet axhenda e Carlo Ancelottit te Brazili

Shkruar nga NEWSPORT
Nga lista e lojtarëve te konferenca për shtyp, zbulohet axhenda e
Carlo Ancelotti

Pas lamtumirës emocionale me Real Madridin, Carlo Ancelotti është tashmë në rrugën e tij për në Brazil dhe do të mbërrijë në Rio de Janeiro sonte në mbrëmje. Trajneri i ri i “Seleçao” u nis nga aeroporti Barajas këtë mëngjes me një aeroplan të marrë me qira nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF), i shoqëruar nga asistentët dhe familja e tij.

Prezantimi zyrtar do të bëhet nesër në orën 15:00. sipas orës lokale në një hotel në Barra da Tijuca, në perëndim të Rio de Janeiro, pasi auditori në selinë e CBF-së nuk është i pajisur për të akomoduar shumë gazetarë që priten (rreth 250, shumë prej të cilëve të huaj).

Pas prezantimit, do të zbulohet lista prej 23 lojtarësh që do të dalin në fushë në ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Paraguait, të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës 2026, e më pas do të zhvillohet konferenca për shtyp.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga