
Arbitri 44 vjeçar Szymon Marciniak është përcaktuar nga UEFA për të vendosur “drejtësin” në takimin e vlefshëm për kualifikueset e “Botërorit 2026” mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të mbahet të premten në “St.Jacob Park” të Baselit.
Nëse i hedhim një vështrim ndeshjeve të rëndësishme, të cilat i janë besuar Marciniak, nuk kanë munguar polemikat. Një ndër to është finalja e Botërorit 2022, mes Francës dhe Argjentinës, apo ndeshja e Champions-it Real Madrid dhe Bayern Munich (goli i anuluar i De Light).
Po ashtu, arbitri polak ka drejtuar edhe përballjen përcaktues për titullin sezonin e kaluar në Shqipëri, atë mes Vllaznisë dhe Egnatias, “Final 4”, e cila nuk ka pasur histori, 4-0 për rrogozhinasit.