Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga Brazili e bëjnë të sigurtë, Carlo Ancelotti do të ftojë në kombëtare golashënuesin  

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Brazili e bëjnë të sigurtë, Carlo Ancelotti do të
Carlo Ancelotti

Në Brazil ka një pritje të madhe për të zbuluar listën e parë të lojtarëve të thirrur nga trajneri i ri. Carlo Ancelotti do të fillojë zyrtarisht aventurën e tij më 26 maj, por tashmë ka marrë vendime të rëndësishme, mbi të gjitha thirrja e Neymar, i cili do të kthehet në “Seleçao” në funksion ndeshjeve përball Ekuadorit më 5 qershor dhe më pas të presë Paraguain më 10 në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Sipas “Globo Esporte”, ylli i Santos do të rikthehet për të veshur fanellën jeshile dhe të artë pavarësisht se nuk ka luajtur për Santos që nga 16 prilli, kur pësoi një dëmtim të ri kundër Atetico Mineiro. Edhe pse lista zyrtare nuk është publikuar, thuhet se gjashtë lojtarë të Flamengos (Danilo, Wesley, Leo Ortiz, Alex Sandro, Gerson dhe Pedro) janë në listën e ngushtë, megjithëse lajmi më i rëndësishëm duhet të jetë rikthimi i Oscar dhe përfshirja e Igor Paixao.

Sulmuesit 24-vjeçar të Feyenoord, i cili elimoni Milanin nga Champions dhe që mbylli një sezon ëndrrash, me 18 gola dhe 14 asiste. Trajneri italian thuhet se ka përfshirë rreth 50 lojtarë në këtë "draft", por lista nuk do të publikohet derisa të bëhet përzgjedhja përfundimtare. Seanca e parë stërvitore e Ancelottit në Brazil është planifikuar për 2 qershor.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga