Ylli brazilian i futbollit Neymar është vënë në qendër të vëmendjes pasi bleu një tokë në vlerë 24 milionë euro.
Futbollisti, i cili u rikthye në fushë javën e kaluar pas më shumë se një viti në infermieri, vendosi të investojë në një vend ku do të ndërtojë një vilë luksoze ndodhet në Bal Harbour, pranë Miami Beach në Florida.
Toka ka pamje nga deti dhe ndodhet ne pjesën më luksoze të Floridës. Futbollisti brazilian, siç raportohet nga Wall Street Journal, u tërhoq nga privatësia duke bërë këtë hap.
Gjithsesi, lëvizja shihet edhe në aspektin e karrierës. Blerja e tokës ka nxitur spekulimet se Neymar po planifikon të kalojë në Miami për t’u ribashkuar me Lionel Messin dhe Luis Suarez në Inter Miami.