
Neymar & Vinicius
Ceremonia e “Topit të Artë” për këtë vit do të mbahet më 28 tetor. Trofeu presitigjioz që jepet nga “France Football”, do të kurorëzojë edhe këtë vit lojtarin më të mirë.
Pikërisht për “Topin e Artë”, ka folur sulmuesi brazilian Neymer Jr. Ky i fundit thotë me zë të lartë se bashkëkombasi i tij, Vinicius Jr është ai që e meriton këtë trofe, duke theksuar se ka qenë më shumë superior se Mbappe.
“Vinicius e meriton ta fitojë Topin e Artë. Këtë sezon ai ka qenë shumë më i mirë se Mbappe. Vini është një lojtar që gjeneron rrezik, sa herë ai ka topin e ndjen që një rrezik i madh po vjen drejt teje”, ishin fjalët e Neymar.
Poll