Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nën “tymin” e spekulimeve, Suarez zgjidhet përsëri nga pronari i Inter Miami: Qëndrimi i tij ishte konkret

Shkruar nga NEWSPORT
Nën “tymin” e spekulimeve, Suarez zgjidhet përsëri
Sulmuesi Luis Suarez

Sulmuesi i cili luan për Inter Miami, Luis Suarez mesa duket nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Madje ai është gati që t'a zgjasë edhe më shumë aventurën e tij në fushë me ekipin e Inter Miami.

Edhe pse qarkullonin zëra se nuk dihej ende e ardhmja e tij, sipas “The Athletic” tani gjithçka ka marrë një drejtim. Thuhet se mes klubit aktual dhe ish-sulmuesit të Barcelonës, Suarez është gjetur një gjuhë e përbashkët negocimi, sa i takon kontratës.

Konfirmimi për zgjatjen e kontratës gjithashtu ka ardhur edhe nga pronari, Jorge Mas i cili ka thënë se qëndrimi i Suarez ishte një opsion konkret.

38-vjeçari, Suarez ka bërë mjaft mirë në 28 ndeshjet e zhvilluara në Major League, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë po 10 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu