
Brajan Gruda dhe Nelson Weiper po kalojnë momente të mrekullueshme në karrierën e tyre. Gruda aktualisht bën pjesë në Premier League me Brighton, ndërsa Ëeiper me Mainz 05 në Bundesligë.
Dy sulmuesit shqiptarë kanë lënë ekipet e tyre pasi kanë marrë ftesën nga Gjermania U-21. Këta të fundit do të përballen pas dy ditesh me Shqipërinë U-21 në orën 18:00 në një përballje miqësore.
Në prag të kësaj sfide me kombin e tyre, Gruda ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale përkrah Weiper në stërvitje, ku në sfond është kënga e reperit Noizy e titulluar “Vllazni”.
Brajan Gruda shkëlqeu në ndeshjen e fundit duke realizuar gol ndaj Manchester Cityt në fitoren e Brighton 2-1. Ndërsa Weiper ka gjetur minutat e tij të para në Bundesligë me skuadrën e Mainz 05.
