Gennaro Gattuso prej 6 muajsh është në krye të Italisë, ndërsa do të luajnë “Play-Off” për të tentuar edhe kualifikimin për në Kupën e Botës 2026. Timonieri i italianëve ka folur së fundmi për mediat, ku ka theksuar se padiksutim qëllimi kryesorë është Botërori.
Ndër të tjera është shprehur se është shumë krenarë që drejton këtë Kombëtare dhe se e kishte pranuar menjëherë ofertën për t’u ulur në stolin e “Axurrëve”.
“Kur më kërkuan të bëhesha trajner, menjëherë thashë po. E pranova dhe nuk kam asnjë keqardhje. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Ndihem i privilegjuar, një njeri shumë me fat. Kam mundësinë të stërvit ekipin kombëtar italian dhe mendoj se miliona njerëz do të donin të ishin në vendin tim.
Ekipi ka treguar një mentalitet pozitiv dhe përkushtim maksimal në fushë. Pashë qëndrime shumë pozitive dhe një ndjenjë të madhe përkatësie. Gjeta një grup djemsh që përpiqen të japin gjithçka që kanë. Mendoj se mund ta shihni këtë edhe në rezultatet tona.
Së pari do të luajmë gjysmëfinalen kundër Irlandës së Veriut, dhe më pas fituesi i duelit Uells-Bosnjë. Nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim që bëmë katër vjet më parë kundër Maqedonisë së Veriut. Futbolli modern na mëson se lojërat e lehta nuk ekzistojnë më, se një kundërshtar mund të shkaktojë gjithmonë probleme.
Obsesioni ynë është të shkojmë në Kupën e Botës dhe të rikthehemi aty ku ishim për kaq shumë vite, madje edhe si protagonistë. Duhet ta duam me çdo kusht dhe të jemi të përgatitur për çdo sfidë që na pret. Lojtarët duhet të jenë gati të japin gjithçka për fanellën kombëtare dhe për tifozët që na presin”, ka theksuar timonieri i italianeve.
