
Federata e Futbollit të Bosnjë & Hercenovinës është në zi, pasi është ndarë nga jetë presidenti, Elvedin Begic. Për këtë humbje ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet shumë i pikëlluar. Një personalitet i tillë do t’i mungojë shumë sportit dhe futbollit në veçanti.
“I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut tim, Elvedin Begic.
Një personalitet i rrallë, i cili me punën e tij në krye të Federatës së Futbollit të Bosnjë & Hercegovinës la shenjë, duke shkuar edhe për herë të parë në Kupën e Botës "Brazil 2014".
Kisha fatin ta njihja Elvedin, i cili do u mungojë shumë të gjithëve! Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të madhe!
U prehsh në paqe Elvedin!”, thuhet në postimin e Dukës.