Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndali 33 herë lojën, penallti dhe 8 kartonë, Enea Jorgji protagonist në derbin e Athinës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndali 33 herë lojën, penallti dhe 8 kartonë, Enea Jorgji
Enea Jorgji

AEK dhe Panathinaikos u përballen mbrëmjen e djeshme për të luajtur sfidën e vlefshme për Superligën greke. Derbi i kryeqytetit ishte mjaft i luftuar dhe përfundoi 1-2 në favor të Panathinaikos.

Një duel që shkoi mjaft mirë edhe për arbitrin kryesor të kësaj sfide, Enea Jorgjin. Gjyqtari shqiptar ishte emëruar si kryesor i këtij dueli, ndërsa ndihmësit e tij ishin Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.

Jorgji ishte mjaft i saktë dhe nuk pati polemika për vendimet e tij, përveç se një penalltie të cilën e akordoi në favor të Panathinaikos, ku nuk munguan protestat nga ana e lojtarëve të AEK. Arbitri 40-vjeçari e nxorri kartonin e verdhë 8 herë nga xhepi, 5 herë për AEK dhe 3 herë ndëshkoi lojtarët e Panathinaikos.

Gjithashtu, Jorgji akordoi në total edhe 33 faulla, një numër i madh ky, por jo për shkak të tij. Ndeshja ishte mjaft agresive, duke detyruar që Jorgji ta ndalte lojën shumë herë për ndërhyrje të gabuara.

Një provë e kaluar me sukses kjo për gjyqtarin nga Elbasani, që vazhdon të bëjë shumë mirë në arenën ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga