
Vetëm 5 ditë më parë, Radja Nainggolan u zyrtarizua në ekipin e tij më të ri Lokeren-Temse. Ndërsa në ndeshjen e së premtes, meesfushori belg arriti të realizojë dhe gol në barazimin 1-1 ndaj Lierses duke u shpallur dhe lojtari i ndeshjes.
Por telashet për 36-vjeçarin belg duket se nuk kanë fund. Siç raportojnë nga mediat belge, Nainggolan është arrestuar mëngjesin e sotëm me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Më poshtë janë dhe fjalët e prokurorit Julien Moilin.
“Hetimi ka të bëjë me aktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, përmes portit të Antëerp-it dhe rishpërndarjen e saj në Belgjikë. Si pjesë e një rasti të seksionit të krimit të organizuar të Prokurorisë Publike të Brukselit, që i është besuar një gjyqtari hetues të Brukselit, Policia Gjyqësore Federale e Brukselit kreu 30 kontrolle të hënën në mëngjes, 27 janar 2025, kryesisht në provincën e Antëerpen dhe në Bruksel. por edhe në periferi të Brukselit. Duke qenë se marrja në pyetje janë në vazhdim dhe në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, nuk do të bëhen komente të mëtejshme në këtë fazë ”, shkruan prokurori Moilin.