
Përpara pak javësh, Radja Nainggolan u arrestua nga policia belge, i dyshuar si bashkëpunotor në kontrabandën e droges që importohej nga Amerika Latine në Belgjikë.
Në një intervistë së fundmi, ish-mesfushori i Serie A është rikthyer të flasë rreth kësaj çështjeje. “Më morën në pyetje për katër orë, më thanë se do ta kaloja gjithë natën në qeli. Dukej sikur kishin arrestuar Pablo Escobarin.
Unë nuk isha i lidhur me atë çështje, por u mora në pyetje vetëm se ishte i përfshirë miku im. Nuk më bënë asnjë pyetje rreth drogës, ata thjesht donin të dinin marrëdhënien time me këtë shokun.
Përvoja në burg? Një përvojë shumë e çuditshme, një përvojë që nuk do të doja ta përsërisja kurrë. Më kanë prezantuar si shpërndarës droge.”, tha Nainggolan.