Argjentina - Kili
Argjentina ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme. Kampionët e Botës kanë mposhtur 3-0 skuadrën e Kilit. Sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Në këtë sfidë mungoi Lionel Messi, por pavarësisht kësaj “Albiçelestët” treguan forcë dhe e bënë të mos vërehet mungesa e kapitenit të tyre. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta gjetën golat Mac Allister, Julian Alvarez dhe Paulo Dybala.
Pas këtij triumfi Argjentina ka arritur në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e parë me 5 pikë ëm shumë se Uruguai i vendit të dytë. Ndeshja e radhës për argjentinasit do të jetë ndaj Kolumbisë
Poll