
Rafael Leao & Theo Hernandez
Sezoni i ardhshëm i Milanit me shumë gjasa do të ketë shumë largime. Humbja në Kupën e Italisë nuk i siguroi kuqezinjve kualifikimin në Europë, por edhe në renditjen e Serie A, Milani gjendet në vendin e 8-të.
Siç raportohet dhe nga mediat italiane, një prej emrave që do të largohet është edhe Theo Hernandez. Mbrojtësi i Milanit thuhet se i është vetofruar Real Madridit për t’u bërë pjesë e “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e Theo Hernandez me Milanin skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Vlera e mbrojtësit Francez është 50 milionë euro, por kuqezinjtë mund ta linin të largohet edhe për 35 milionë euro.
Poll