Victor Osimhen gjatë kësaj merkatoje verore është transferuar nga Napoli, ku fitoi titullin kampion në Stamboll tek gjigandët e Galatasaray. Ky transferim u krye në huazim dhe mbetet për t’u parë nëse turqit do të vendosin të blejnë kartonin e nigerianit në fund të sezonit.
Kalimi i tij padyshim ishte më i lakmuari në Turqi. Pritshmëritë i ka përmbushur deri më tani me 4 gola dhe 2 asiste në 4 ndeshje zyrtare.
Sulmuesi në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për këtë kalim, ku ka theksuar se ndjehet mië dhe se tifozët e kanë mirëpritur. Ndër të tjera ka treguar edhe marrëdhënin që ka me Dries Mertens dhe Mauro Icardin.
“Transferimi te Galatasaray? Stambolli më pëlqen shumë. Ndihem mirë në tërësi me familjen pranë meje. Fansat janë tmerrësisht të zjarrtë.
Marrdhënia me Mertens? Nuk do të mjaftonte një emision.
Mauro Icardi? Unë e njoh Mauron prej vitesh, e kam njohur para se të mbërrija te Galatasaray. Ai është një nga legjendat e këtij klubi dhe mendoj se do të mësoj diçka prej tij”, ka deklaruar nigeriani.