
Argjentina ia doli sërish, që për herë të dytë rresht të fitojë Copa America. Një sukses i jashtëzakonshëm nga “Albiçelestët”, të cilët para dy vitesh fituan edhe në Kupën e Botës 2022.
Lionel Scaloni nuk e fsheh lumturinë, ndërsa është mjaft i shqetësuar për dëmtimin e Lionel Messit. Gjithashtu timonieri argjentinasve u ndal e te pëërballja me Spanjën, ku ekipet do të sfidohen për trofeun “Finalissima”, ose siç njihet ndryshe Kupa e Kampionëve.
“Messi është lojtari më i mirë në histori dhe ai dëshiron të vazhdojë të luajë. Ai kurrë nuk dëshiron të dalë sepse nuk do t’i zhgënjejë shokët e skuadrës, sepse e di se do të thotë për shokët e tij. Edhe me kyçin e këmbës të fryrë, ai nuk donte ti linte vetëm shokët e tij. Familja ime është këtu dhe ne jemi dyfish të lumtur.
Spanja fitoi dhe Argjentina fitoi. Një pjesë e familjes sime është spanjolle dhe jam i lumtur që Spanja fitoi. Unë kam një lidhje e veçantë me vendin, unë jetoj atje dhe e njoh trajnerin De La Fuente. Nëse do të luhet finalja, do të jetë problem sepse familja ime është e ndarë tani, ata po tregojnë një mënyrë të ndryshme të lojës nga të tjerët”, përfundoi Scaloni.