
E ardhmja e Lionel Messit te Inter Miami është vendosur në dyshim kohët e fundit, ku aludohet se “Pleshti” argjentinas po kërkon një sfidë të re përpara Botërorit 2026. Por në një prononcim të fundit, trajneri i klubit ku aktivizohet Messi, Javier Mascherano ka bërë të ditur se ylli i “Albiçelestëve” nuk do të braktis ekipin.
Trajneri ka dashur të shuajë këto thashetheme, ku pohon ndër të tjera se sulmuesi ka gjetur qetësin e nevojshme në SHBA: “E shoh shumë të lumtur. Mendoj se ka gjetur vendin ideal për t'u çlodhur dhe për të shijuar shumë gjëra që nuk mund t'i përjetonte diku tjetër.
Në fund të fundit, ai do të vendosë, por sot e shoh vërtet të qetë dhe të lumtur. Edhe me skuadrën më të mirë në botë, nëse i jepni Leos pushim, mungesa e tij është e dukshme.
Por këtë vit kemi luajtur disa ndeshje pa të dhe të gjithë janë përpjekur të kompensojnë mungesën e tij. Messi di si ta menaxhojë veten si pak të tjerë. Nuk dua të premtoj asgjë, do të vendosim ditë pas dite bazuar në atë se si ndihet ai”.