
Manchester United dhe Liverpool janë të vendosur të luftojnë për një nga të rinjtë më të talentuar të Evropës, Xavi Simons. 22-vjeçari, në pronësi të Leipzig, konsiderohet një objektiv kryesor për të dy klubet, sipas “Fichajes”.
Talenti holandez mbërriti te Leipzig për 50 milionë euro (plus bonuse) dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm, aq sa klubi gjerman e vendosi çmimin e tij mbi 100 milionë. Simons mund të luajë edhe si mesfushor sulmues dhe si anësor në fazën ofernsive, sikurse është një profil i përsosur për të forcuar repartin sulmues.
United ka nevojë për një lojtar me cilësitë e tij, veçanërisht duke marrë parasysh shitjet e mundshme të Antony dhe Sancho. Liverpool po kërkon gjithashtu përforcime, Nunez dhe Jota nuk kanë qenë bindës dhe holandezi mund të sjellë “aromë” të re në repartin sulmues të Slot.
Për Simons, një lëvizje në Premier League do të ishte një hap i rëndësishëm dhe emocionues. Mbetet për t'u parë se kush do të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar.