
Jose Mourinho
Jose Mourinho do të mbetet në krye të Fenerbahces. Pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda drejtuesve, presidenti Ali Koç ka vendosur të fokusohet te vazhdimësia, duke e konsideruar të dëmshme ndryshimin e trajnerëve çdo sezon.
Klubi tashmë ka nisur përgatitjet për blerjet verore dhe negociatat e transferimeve. Koç do të bëjë të ditur publikisht mbështetjen e tij për Mourinhon gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të klubit.
Fenerbahce aktaulsiht mban vendin e 2-të në Superligën turke, pasi ata grumbullojnë 72 pikë në harkun e 30 javëve, 5 më pak se liderit e Galatasaray, ndërsa kanë mbetur edhe 6 takime për t’u luajtur deri në përfundim të ligës.
Poll