
Ousmane Dembele është futbollisti i radhës që arrin të fitojë “Topin e Artë”. Një çmim prestigjoz që çdo vit i jepet futbollistit më të mirë të vitit, me sulmuesin që mposhti kështu në një garë të ngushtë Lamine Yamal.
Pas këtij triumfi, francezi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen, ndërsa shprehet se ende se beson dot që ai është fituesi i “Topit të Atë”. Ndër të tjera ky çmim sipas tij është merite edhe e Lionel Messit, nga i cili ka arritur të mësojë shumë.
“Kam marrë këtë çmim nga një prej legjendave më të mëdha të të gjitha kohërave, nuk mund ta besoj. Ky është një çmim falë kolektivit. Dua t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës. Dua ta falënderoj FC Barcelona, klubin e ëndrrave të mia. Kam luajtur me Lionel Messin, dua ta falënderoj edhe atë, kam mësuar kaq shumë prej tij.
Dua ta falënderoj vendlindjen time, Eure. Sa herë që kam mundësi, kthehem atje. Njerëzit në lagjen time më kanë ndihmuar të arrij deri këtu.
Mamaja ime, dua të të falënderoj [nis të qajë]. Ti gjithmonë ke qenë aty për mua, mama. Për familjen time, kemi kaluar kaq shumë së bashku. I kemi përjetuar të gjitha. Do të jemi gjithmonë bashkë”, ka theksuar francezi.